HomeSport

Ngatërrimi i himnit kombëtar në ndeshjen Shqipëri-Francë, Presidentit Macron mesazh kryeministrit Rama

Presidenti i Frances Emmanuel Macron i ka përcjellë një mesazh kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar ndjese për atë që ai e ka quajtur gabim të pa tolerueshëm të Federatës Franceze të Futbollit mbi ngatërrimin e himnit shqiptar.

Presidenti Macron ka vlerësuar reagimin e lojtareve shqiptarë dhe ka thënë se e konsideronte sidoqoftë të nevojshme, shprehjen e një ndjese të sinqertë.

Kryeministri Rama e ka çmuar gjestin e Presidentit te Frances, duke e falënderuar atë për mesazhin e tij te ndjesës, pavarësisht se gafa e papranueshme është bere nga Federata Franceze e Futbollit.

Kryeministri  Rama vlereson po ashtu mesazhet e ndjeses nga vetë FFF-ja si dhe nga médiat franceze, për gafën e rëndë n interpretimin e himnit te flamurit tonë në Stade de France.

Kryeministri e përgëzon kombëtaren franceze për fitoren e merituar dhe uron t’i shohe te dy ekipet te shfaqin ne ndeshjen e kthimit, e cila do të hapë edhe dyert e Arenës së re Kombëtare, një përballje po aq te bukur e dinjitoze, sa ç’janë himnet kombetare të dy vendeve.

Të parët ishin lojtarët e Shqipërisë që do këndonin himnin, por organizatorët vendosën një himn komplet tjetër, dhe lojtarët shqiptarë u habitën.

Më pas, u këndua himni i Francës. Lojtarët shqiptarë nuk lëvizën nga vendi, teksa nuk pranonin të vazhdonin procedurën duke dhënë duart, teksa prisnin që të dëgjohej himni i tyre, himni i Shqipërisë.

Gafa me himnin on Vidnews.


TË NGJASHME