HomeSport

Ngatërruan himnin e Shqipërisë, UEFA merr vendimin për Francën

Ndeshja e humbur e Shqipërisë ndaj Francës, me rezultatin 4-1, do të mbahet mend për gabimin që ndodhi me himnin tonë kombëtar.

Në vend që të dëgjohej himni ynë kombëtar përpara nisjes së ndeshjes, u dëgjua himni i Andorrës.

Kjo ngjarje bëri xhiron e mediave në Europë dhe uli imazhin vendit organizator dhe UEFA-s.

Për këtë ngatërresë, UEFA e ka dënuar Francën me 20 mijë euro gjobë, sipas asaj që raportojnë mediat franceze.


TË NGJASHME