HomeLajme

Ngec në ‘rrjetën’ e vettingut Prokurori i Lushnjës

Kreu i i Prokurorisë së Rrethit Lushnjë, Çlirim Shahini është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për shkak të problemeve të pasurisë dhe pastërtisë së figurës.

Shahini deklaroi një objekt dy katësh dhe papafingo në Bashkinë e Sarandës, në vlerën e 10.5 milionë lekëve. Ai kishte deklaruar të ardhurat nga pagat dhe një hua në vlerën e 35 mijë eurove të marrë në vitin 2014, me afat shlyerje 10 vjet.


Nga analiza financiare, Komisioni ka konstatuar pamjaftueshmëri financiare të huadhënësit të 35 mijë eurove, që kishin shërbyer për shlyerjen e shpenzimeve për ndërtimin e banesës në Sarandë.


TË NGJASHME