HomeLajme

Ngec në vetting kandidati për Gjykatën Kushtetuese

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Ilir Mustafaj. Mësohet se Mustafaj, i cili është njëherazi dhe kandidat për Gjykatën Kushtetuese, paraqiti probleme me pasurinë.

Vendimi është marrë mëngjesin e sotëm nga trupa gjykuese i kryesuar nga Lulzim Hamitaj. Nga seanca dëgjimore e zhvilluar më herët në KPK, rezultoi se Mustafaj kishte mospërputhje të deklaratës së vettingut me atë vjetore si dhe mospërputhje në çmimin dhe sipërfaqen e pasurive.

Ai tha se ka mbështetur vettingun dhe reformën në drejtësi, por deklaroi se kundërshton shkarkimin duke paralajmëruar ankim. ” Me vendimin e sotëm të Komisionit nuk ka humbur Ilir Mustafaj si individ, pasi Mustafaj do e ankimojë në instanca më të larta të cilat do i japin të drejtë. Sot ka humbur vendi. Ka humbur Gjykata Kushtetuese e cila nuk do të ketë në përbërhej një profesor të së drejtës” u shpreh Mustafaj menjëherë pas dhënies së vendimit.


TË NGJASHME