HomeSociale

‘Ngela gojëhapur’, taksisti bën gjestin e pazakontë ndaj biznesmenit

Një taksist me origjinë turke që jeton në Suedi është bërë personazhi i ditës pasi i dha hua kartën e tij të kreditit për tre ditë një klienti. Taksisti me emrin Omer Temel i dha kartën e kreditit biznesmenit gjerman Christen Ostlund i cili ndodhej në një udhëtim për punë në Suedi dhe kishte humbur portofolin e tij.

‘Kisha frikë se s’do kisha mundësi të kthehesha në shtëpi dhe në aeroport pasi s’kisha para me vete. Në atë kohë taksisti që po më çonte në aeroport tha se do më jepte kartën e tij të kreditit për të më ndihmuar. Ngela gojëhapur,’ tha gjermani.

Gjermani u kthye në vendin e tij atje ku ai i dërgoi paratë taksistit bashkë me 100 euro ekstra për ta falenderuar. Lajmi ka bërë xhiron e mediave në botë pasi ngjarje të tilla, kur dikush i jep një të panjohuri kartën e kreditit, nuk ndodhin çdo ditë.


TË NGJASHME