HomePolitikë

Ngërçi politik, Lubonja: Meta të mos qëndrojë mbi palët politike


Analisti Fatos Lubonja i ftuar në News 24 ka komentuar deklaratat e presidentit Meta që ka dhënë kohët e fundit. Ai u shpreh se Meta duhet të reagojë më shumë mbi situatën politike në vend, ndërsa shtoi se ai nuk duhet të qëndrojë mbi palët politike.

Ai shtoi se përpos kësaj se Meta duhet të reagojë edhe mbi situatën e drogës, apo për pastrimin e parave, pasi sipas tij pozicioni në të cilin ndodhet presidenti bën që të ketë informacione edhe për shërbimet sekrete.

I kam ndjekur deklaratat e presidentit të Republikës Ilir Meta. Mendoj se Meta duhet të reagojë më shumë për situatën në Shqipëri. Jemi mësuar që presidenti qëndron mbi palët dhe aktualisht kreu i shtetit po bën këtë rol. Mirëpo, mendoj se në këtë situatë ku ndodhet Shqipëria, Meta duhet të reagojë edhe për ato gjëra që fliten për Shqipërinë, për trafikun e drogës që bëhet në vend, për pastrimin e parave që bëhet me kullat në kryeqytet. Kjo sepse presidenti Meta, duke qenë në këtë pozicion ka informacione edhe nga shërbimet sekrete dhe di më shumë për situatën.”, tha Lubonja.


TË NGJASHME