HomeLajmi i Fundit

Ngjarja në Kavajë, si u përplasën vëllezërit mes tyre

Detaje të reja janë zbardhur nga përplasja mes dy bandave në Kavajë, ku për pasojë humbi jetën një person dhe mbetën të plagosur disa të tjerë. Vëllezërit Aliu dhe Hyka kishin konflikte të vjetra mes tyre. Ata ishin ulur për të sqaruar mosmarrëveshjet, por gjërat nuk kanë shkuar si duhet.

Mësohet se Marius Aliu ka qëlluar drejt vëllezërve Elio dhe Eraldo Hyka. Plumbat kanë kapur kalimtarin, i cili kishte shkuar për të blerë bukë. Pas shkëmbimit me armët e zjarrit, është plagosur edhe Marius Aliu, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, ndërsa vëllai i tij, Denis Aliu është në kërkim.

Sipas policisë mbeti i vdekur kalimtari Ramazan Hasalliu 50-vjeç që sapo kishte dalë nga furra me bukë në dorë.