HomeLajme

Ngjarja në Rinas, flet kryetarja e Komisionit të Sigurisë

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ermonela Felaj ka folur për ngjarjen që ndodhi pasditen e djeshme në Rinas ku u grabitën 10 milionë euro. Felaj në një intervistë për Ora News është shprehur se duhet që të rishikohen marrëveshjet koncesionare edhe për pikat kufitare.

Ndër të tjera ajo shtoi se kompania Illyrian Guard, krijimi i së cilës u njoftua para disa ditësh nga Ministria e Brendshme, do të merret me ruajtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë, dhe se sa më shpejt do ketë ndërhyrje në këto marrëveshje.

Është koha të shikohen marrëveshjet e ndryshme koncensionare, jo vetëm për sigurinë e Rinasit, por dhe marrëveshjet e lidhura para 2013 për pikat kufitare. Marrëveshjet koncensionare janë problematike, pengojnë operimin e policisë në objektet e rëndësisë së veçantë.“, është shprehur ajo.


TË NGJASHME