HomeLajmi i Fundit

Ngjarja në Vlorë, flet xhaxhai i 22-vjeçarit që humbi jetën

Pas ngjarjes së rëndë që tronditi Vlorën, ku humbi jetën 22-vjeçari Sotiraq Mëhilli ka reaguar dhe xhaxhai i këtij të fundit. Ai është shprehur se nipi i tij ishte i qetë, ndërsa shton se ai me të plagosurin Eno Mata ishin shokë.

“Nipi ishte i qetë, nuk ishte tip problematik. Eno Matën ai e kishte shok. Nipi punonte me traktor në fshat. Sotiraqi nuk kishte shkuar jashtë shtetit. Nuk e dimë si qëndron e vërteta. Familjarët e Eno Matës jetojnë në Greqi.

Ndërkohë Eno Mata, i cili dyshohet se ka qenë dhe shënjestra e atentatorit ishte në ndjeke nga policia në Greqi, i akuzuar për një sërë grabitjesh dhe vrasjen e një avokasti të njohur grek.