HomeAktualitet

Ngjarja tek ish-Blloku, Elvana Gjata merret në pyetja nga policia

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një përplasje mes bandave mbrëmjen e sotme rreth orës 21:50 minuta në zonën e Bllokut. Të plagosurit janë Ervis Martinaj së bashku me Laert Hasën, ndërsa viktima është Fabiol Gaxha. Fillimisht u raportua se i vrarë kishte mbetur Rigers Gaxha, vëllai i Fabjolit, kjo për shkak se viktima mbante me vete kartën e identitetit të të vëllait.

Një prej autorëve të shpallur në kërkim, Ervin Mata, ka qenë duke pirë verë në shoqërinë e dy të tjerëve, kur në derën e lokalit është shfaqur Fabjol Gaxha, truprojë i Ervis Martinajt. Viktima kishte ngacmuar disa ditë më parë këngëtaren Elvana Gjata, të dashurën e Matës dhe ky i fundit kishte vendosur të “sqarohej” me të pikërisht në këtë moment. Sapo Gaxha futet brenda në lokal dhe i drejtohet tavolinës ku ndodheshin Ervis Martinaj dhe Eljon (Aleksandër) Hato, Ervin Mata shkëputet me nxitim nga tavolina e tij dhe godet me grushte viktimën.

Këngëtarja e famshme, Elvana Gjata, pritet të merret në pyetje nga policia rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur një natë më parë në zonën e ish-Bllokut.

Policia ende nuk ka konfirmuar arsyen për të cilën do të marrë në pyetje Elvana Gjatën, por burime bëjnë me dije se ajo të pyetet si një person që ka dijeni për ngjarjen.


TË NGJASHME