HomeSport

Ngjarje e pazakontë në Angli/ Futbollisti ngjitet në tribunë, për t’u konfliktuar me tifozët

Mbrëmjen e djeshme, Tottenham u eleminua nga FA Cup nga Norwich. Koha e rregullt, u mbyll me rezultatin 1-1 dhe për të përcaktuar fituesin u nevojitën gjuatjet e penalltive. Në gjuatjet e 11-metërshave, skuadra mike u tregua më e saktë duke eleminuar londinezët nga ky kompeticion.

Megjithatë, një ngjarje e pazakontë tërhoqi vëmendjen e gjithë fansave të futbollit. Në gjuajten e fundit të Gelson Fernandez tifozët filluan të ofendonin lojtarin e tyre, por kjo gjë nuk u prit mirë nga mesfushori ekipit, Eric Dier. Në nervozizëm e sipër, Dier bëri diçka që deri më sot nuk ishte parë kurrë në fushën e blertë. Dier ngjiti shkallët e stadiumin për të shkuar dhe për të konfiktuar me tifozin që po lëshontë fyerje ndaj shokëve të ekipit. E gjithë skena është fiksuar nga kamerat e shumta dhe tanimë është bërë virale në rrjet. Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:


TË NGJASHME