HomeLajmi i Fundit

Ngjarje e rëndë/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën një grua

LAJMI-I-FUNDIT-1

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku një grua ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Lugu i Dardhës”, ndërsa mësohet se viktimë ka mbetur një 70-vjeccare e identifikuar si Alije Nika nga Memaliaj.

Nga kontakti me energjinë elektrike ka ngordhur edhe qeni i saj, ndërsa në rrugën 5 të qytetit dhe në një zonë rreth vendit të ngjarjes, është stakuar energjia elektrike.

70-vjeçarja jetonte vetëm pasi fëmijët i kishte në emigracion.