HomeLajmi i Fundit

Ngjarje e rëndë/ Vdes foshnja 16-muajshe nga COVID-19, ishte në intubim

Gjatë ditës së djeshme u raportua se 4 fëmijë ishin të infektuar me COVID-19, dhe ishin të shtruar në spitalin Infektiv të Tiranës. Një ndër ta ishte një foshnje 16-muajshe, në gjendje të rëndë.

Lajm i rëndë trondini ditën e sotme gjithë Shqipërinë, pasi u mësua se foshnja 16-muajshe ka ndërruar jetë dhe shkak u bë koronavirusi. Mësohet se foshnja kishte edhe disa probleme të tjera shëndetësore që në lindje dhe për këtë ishte shtruar në QSUT. Pavarësisht trajtimit mjekësor foshnja nuk arriti të mbijetonte.