HomeLajme

Ngjarje e tmerrshme në Gjermani, nëna vret 5 fëmijët e saj e më pas tenton vetëvrasjen

Gjermania është tronditur sot nga një lajm tragjik nga Solingen, një qytet prej 160 mijë banorësh në afërsi të Dyseldorfit dhe Këlnit, dhe që është i njohur historikisht vetëm për  prodhimin e shpatave dhe thikave cilësore.  

Sipas autoriteteve policore, një grua 27- vjeçare dyshohet se ka vrarë 5 fëmijët e saj, para se të tentonte vetëvrasjen duke u hedhur përballë një treni. Mamaja ka mbijetuar, edhe pse paraqet plagë të rënda që po trajtohen në spital.

Ndërkohë forcat policore u njoftuan me telefon nga  gjyshja e të vegjëlve, u nisën urgjentisht në banesën  ku kishte ndodhur ngjarja makabre por nuk arritën në kohë për të shpëtuar 5 fëmijët me moshë një, dy, tre, gjashtë dhe tetë-vjeçare.

Nuk dihet ënde modaliteti dhe arsyet e tragjedisë, por autoritetet do të mbajnë një konferencë shtypi në orët në vijim.

Burimi: BBC, Daily Mail


TË NGJASHME