HomeLajme

Ngjarjet më rëndësishme që kujtohen në 4 Qershor

Ditë të ndryshme kanë kuptime të ndryshme. Në shtete të botës disa ditë festohen pasi kanë një simbolikë të veçantë.
Dhe në këtë 4 Qershor në disa vende festohet dita e përqafimit të maces, dita e djathit, dita e pijes së quajtur Moonshine.

Dita e djathit

4 qershori është Dita Kombëtare e Djathit. Për të mos u ngatërruar me festat e tjera të njohura të djathit, siç janë dita e djathit e pjekur në skarë apo të tjera. Kjo ditë është në nderim të mbretëreshës së gjithë qumështit, djathit të madh.

Dita e të përqafuarit të maces

Egjiptianët e lashtë adhuronin dhe nderonin macet e tyre. Ato u panë si simbole të hirit dhe poezisë . Pikërisht në ditën e tyre, sot ato duhen përqafuar më shumë. Duhet ti japim dashuri po aq sa na japin dhe më shumë. Prandaj bëni mirë të kapni macen tuaj dhe ta përqafoni fort.

Dita e pijes ‘Moonshine’

Moonshine, dikur një pije e zjarrtë (dhe e paligjshme) e bërë në shtëpi, tani është legale.
Pija arriti kulmin e saj të njohjes në kohën kur u ndalua dhe amerikanët donin të pinin alkool e në këtë mënyrë duhet të drejtoheshin në tregun e zi për ta blerë pijen.
Sot bizneset tregtojnë me mijëra sasi të kësaj pije kështu që jeni të lirë ta pini dhe të festoni për të ditën e sotme.


TË NGJASHME