HomeLajme

Ngjarjet më të rëndësishme që kujtohen në 3 Qershor

Në këtë 3 Qershor kemi disa ngjarje që duhen rikujtuar dhe jo vetëm një.
Dita e vezës, e biçikletës, e të vrapuarit si edhe dita e pijes Cider. Në këtë ditë këto ngjarje festohen në vende të ndryshme.

Pija Cider është shumë e famshme në Britaninë e Madhe.

Ajo është një pije alkoolike e bërë nga lëngu i fermentuar i mollëve, megjithëse përkufizimi i saj mund të ndryshojë nga një vend në tjetrin.
Cdo 3 qershor, të gjithë të apasionuarit e kësaj pije ngrejnë dolli për këtë ditë. Kjo pije me bazë mollë adhurohet dhe konsiderohet e preferuar nga Japonia në Amerikë. Këtë 3 qershor, mblidhni miqtë tuaj, dhe shijoni disa gota të mira me pijen Cider.

Dita e vezëve

Dita Kombëtare e Vezëve është sot dhe bëni mirë të konsumoni të paktën një te tille.
Një vezë ka vetëm 75 kalori, që është fiks ajo që duhet për ata që kërkojnë të humbin peshë. Kështu që ata që janë fansa të mëdhenj të vezëve në format nga më të ndryshmet të saj mund të ndjehen të lirë të konsumojnë vezën në çdo orar të ditës pasi pse jo, sot e kanë të justifikuar.

Dita e biçikletës

Për shumë prej nesh, ngasja me biçikletë pa rrota stërvitore është aktiviteti i parë fizik që mësojmë si të ngasim. Të gjithë e mbajmë mend kur kemi mësuar biçikletën për herë të parë, apo jo? Duke qënë se sot është Dita Botërore e Biçikletës mund ta përdorini atë në çdo moment të ditës së sotme.

Dita e vrapimit

Po kërkoni motivimin e përsosur për t’u ngritur, të dilni dhe të ushtroheni me miqtë dhe familjen tuaj? Bashkohuni miliona njerëzve në të gjithë botën për të festuar Ditën botërore të vrapimit. Eshtë një festë që inkurajon njerëzit të vrapojnë sa më shumë që të munden. Por gjithashtu thekson rëndësinë e një jetese më aktive, edhe nëse thjesht po luani me fëmijët tuaj ose duke ndjekur qenët tuaj.


TË NGJASHME