HomeLajme

Ngjarjet më të rëndësishme që kujtohen në 5 Qershor

Ditën e sotme ne festojmë dy festa ose le të themi më mirë ngjarje të cilat do të rikujtohen çdo vit.
Për ata që konsumojnë shumë ëmbëlsirat ka një lajm të mirë pasi sot mund të konsumojnë sa të duan Donuts, janë të justifikuar pasi sot është dita e tyre. Ndërsa ambjentalistët dhe të gjithë ata që janë të dhënë pas natyrës kanë ditën e tyre. Sot më 5 qershor ëmbëlsirat Donuts dhe Mjedisi kanë ditën e tyre.

Dita e ëmbëlsirave Donut

Dita Kombëtare e ëmbëlsirave Donut bie çdo vit të të premten e parë të Qershorit dhe mezi e presim. A keni rezistuar ndonjëherë për të ngrënë një të tillë? Sigurisht që jo. Për fat të mirë, Dita Kombëtare e Donutëve është pikërisht sot.

Në vitin 1938 “Dita e Donut” u krijua si një mënyrë për të nderuar anëtarët e Ushtrisë së Shpëtimit që erdhën në ndihmë të ushtarëve gjatë Luftës së Parë Botërore. Në ditët e sotme, Dita Kombëtare e Donutëve festohet të Premten e parë të Qershorit. Shumë dyqane me dhurata i japin ato falas, duke bërë kështu që klientët të kënaqen duke i shijuar.

Sigurohuni që të vizitoni dyqanin tuaj të preferuar të kekëve, zgjidhni një shumëllojshmëri të mirë, merrni ato që janë pjekur mirë pasi do ju shijojnë më shumë.

Dita e mjedisit

Plot 46 vite më parë, 5 Qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Qëllimi i këtij vendimi ishte të shtonte ndërgjegjësimin për mjedisin, të tërhiqte vëmendjen politike mbi këto çështjem si dhe të nxiste veprimin individual në këtë drejtim.

Data 5 qershor u zgjodh sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së OKB-së mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit i OKB-së për Mjedisin.


Industrializimi, konsumi me shpejtësi i burimeve të naftës me bazë hidrokarboni, qymyrit, gazit natyror etj, shkakton probleme të mëdha për mjedisin. Në ditët tona, bëhet fjalë për rritjen e ndërgjegjësimit mjedisor dhe shoqërisë vizionare për një jetë ambientaliste.

Detyra jonë më e madhe si njerëz është të mbrojmë botën tonë, të krijojmë politika ambientaliste jo vetëm në rang kombëtar, por në shkallë globale. Njeriu duhet të parandalojë edhe kërcënimin që i kanoset atmosferës me zhdukjen e Pyjeve të Amazonës, të cilat pranohen si mushkëritë e planetit tonë.


TË NGJASHME