HomePolitikë

Ngjela: Çe gjen Ramën të rrijë Ministër i Jashtëm?

Avokati Spartak Ngjela, sheh si të vetmen mundësi për zgjidhjen e krizës politike dorëheqjen e Ramës si Kryeministër dhe zëvendësimin e tij me një tjetër socialist.

I ftuar në Ora News, Ngjela thotë se ky  veprim do të qetësonte dhe opozitën. Sipas Ngjelës, Rama i ka hipur kalit mbrapsht.

Ngjela: “Votat i ka marrë partia, jo ai. Sa herë ka krizë tërhiqet Kryeministri dhe del një Kryeministër i ri.Nuk them që të bjerë mazhoranca, çe gjen këtë të rrijë Ministër i Jashtëm? Pasi vë një Kryeministër bie kriza. Çfarë do të thotë Berisha me ata të vetët, asgjë. Pse nuk e bën?

Për të zëvendësuar Edi Ramën kanë të paktën dhjetë ata (socialistët). Asnjë nga ata nuk është në nivelin e mësuesit të vizatimit, janë mbi këtë nivel. 10 minimumi. Të ikë ai të bëhet Ministër apo kryetar Kuvendi dhe merr fund historia.

Ky është një Kryeministër që vesh brekushe dhe shkon në Stamboll.E kupton ku është ky?E kam thënë dhe në Kosovë, Batonit që e ka mik. Ja thashë që ta ndihmoj atë se i ka hipur kalit mbrapsht. Do t’i vijë edhe dita e padisë penale”.


TË NGJASHME