HomeLajmi i Fundit

Ngjitet në bankën qendrore në Frankfurt, arrestohet “spiderman”-i

Alpinisti francez Alain Robert, i njohur ndryshe si “spiderman”, është arrestuar nga policia gjermane, pas aventurës së tij të radhës. Mediat e huaja raportojnë se Robert u prangos pasi u ngjit në një ndërtesë rreth 153 metra në qytetin e Frankfurtit.

Por siç duket alpinisti kishte zgjedhur sipas policisë godinën e gabuar, pasi bëhej fjalë për bankën qendrore në Frankfurt. “Ngjitja e 57-vjeçarit Alain Robert në këtë ndërtesë përbënte një shkelje”, pohoi policia. Ndërkohë qytetarët që u bënë dëshmitarë të spektaklit që ofroi alpinisti thanë se Robertit iu deshën vetëm 20 minuta për t’u ngjitur në ndërtesë.

Kujtojmë se Alain Robert ka arritur disa herë të hyjë në librin e rekordeve Guinness, ndërsa është arrestuar edhe here të tjera.