HomeModa

Ngjyrat e flokëve më “IN”, mbizotëron ‘balayage’

Nga sezoni në sezon, sfumaturat ndryshojnë, por efekti ‘balayage’ mbetet më i dëshiruari. Sidomos në shtator, kur përfundimi i verës e bën të nevojshëm një ndryshim të tillë. Më posht po ju tregojmë disa nga ngjyrat më “IN” të momentin.

Golden Balayage!

Kur mjalti takon arin, rezultati është brilant dhe shumë i ngrohtë. Së fundi e ka provuar Kate Middleton, Charlotte, Amy Clark, etj.

Kanellë-Bakër!

Midis kanellës dhe bakrit, rezultati është një balayage me reflekse xhenxhefili. Efekti nuk duhet të jetë fals, por i gjallë.

Bjonde-krem!

Është një bionde ngjyrë rëre, shumë eçelët, që të kujton ngjyrën e vaniljes. Tonet e ngrohta dhe të ftohta balancohen në mënyrë të përkryer. Bjonde-krem është shumë e ngjashme me një trend tjetër të stinës: bjonde-gruri me një tonaliet të ngrohtë, gati në ngjyrë gjalpi.

Smokey-kakao!

Një ngjyrë kakao e menduar për të rigjallëruar gëshetenjën e errët dhe meqë në teknikën balayage sfumaturat janë të rëndësishme, toni ‘smokey’ është prekja e ëmbël e vjeshtës që lind nga takimi i gështenjës dhe hirit me karamelin e pjekur.


TË NGJASHME