HomeModa

Ngjyrat e flokëve që do të dominojnë këtë dimër

Dimri ka ardhur zyrtarisht dhe përveç trendeve të veshjeve na interesojnë edhe ato të flokëve, pasi dihet roli i madh që flokët luajnë në pamjen e dikujt.

Nëse kemi nevojë për një ndryshim drastik e dimë që mjafton të ndryshojmë ngjyrën apo modelin e flokëve. Dhe është pikërisht ajo që na duhet kur ndërrohen stinët. Cilat janë ngjyrat e flokëve që do të jenë trendi i këtij sezoni? Frymëziohuni me disa ide dhe gjeni atë që ju përshtatet.

Gështenjë me fije ari
Miranda Kerr e ka përqafuar këtë trend, i cili i ka dhënë dritë pamjes së saj prej bruneje.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

E zeza e thellë
Nëse ngjyra e zezë e flokëve ju shkon, mos hezitoni ta provoni këtë dimër. Dhe mos harroni: Sa më shumë shkëlqim, aq më mirë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Grija e hirtë
Nëse jeni në mëdyshje dhe nuk e dini nëse doni të bëheni bjonde apo brune, grija e hirtë është zgjidhja perfekte për ju.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Roza pastel
Nuk është ngjyra më e zakontë që shohim vërdallë, por është perfekte për ato që duan të guxojnë. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Bjonde bebe
Kjo bjonde me tone të ngrohta mund të jetë ajo që keni kërkuar gjithmonë. Baza natyrale i jep edhe më shumë ngrohtësi pamjes tuaj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Çokollatë dhe bakër
Nëse dëshironi të qëndroni sa më natyrale, kjo është ngjyra që ju duhet.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ngjyrë mjalti
Dëshironi diçka të ndërmjetme mes bjondes bebe dhe asaj të bakrit? Ngjyra e mjaltit është perfekte./R.C


TË NGJASHME