HomeModa

Ngjyrat neutrale, trendi më “in” i thonjve

Për sa kohë që mbajmë mend, thonjtë nude kanë qenë të preferuarit tanë.

Por tashmë, pasi të njiheni me trendet më të reja që u dalluan edhe në Javën e Modës në New York, jemi të sigurt që do t’i adhuroni si ne.

Ngjyra neutrale e thonjve është fiksimi ynë për këtë vit.

Ngjyra jeshile e mbyllur, grija apo jargavani, përputhen me çdo veshje, dhe i shtojnë ngjyrë pamjen suaj pa qenë nevoja të tërheqësh vëmendje.

Për ju që e realizoni manikyrin në shtëpi, profesionistët japin një këshillë të vlefshme që ngjyra t’ju mbajë sa më shumë.

Lyejini thonjtë të shtunën dhe më pas të premten që vjen mund të ri-aplikoni një shtresë tjetër.

“Kjo teknikë mund të ndihmojë që manikyri juaj të zgjasë edhe një javë tjetër,” – thotë estetistja e të famshmeve Michelle Saunders.

Më poshtë kemi sugjeruar ngjyrat më “in” të vitit:

Related image
Image result for Ngjyra neutrale e thonjve
Image result for grija e thonjve
Image result for jargavani e thonjve

TË NGJASHME