HomeLajmi i Fundit

Ngordh kali më i gjatë në botë

Ka ngordhur një kalë, diçka e zakonshme për çdo kafshë, por në këtë rast po flasim për kalin më të gjatë në botë, i cili jetoi 20 vite. Ai jetonte në fermën Poynettes në Belgjikë.

Valicia Gilbert, bashkëshortja e fermerit Jerry Gilberit, ka thënë se kali ka ngordhur dy javë më parë, por ka zgjedhur  që mos ta bëjë publike.

“Ne s’do ta kujtojmë atë nga data. Ishte ngjarje traumatike për familjen tonë”, ka thënë ajo.

 The Guardian, raporton se kali i quajtur Big Jake, ishte i gjatë rreth 2.1 metra me peshë 1.136 kg, dhe njihej nga Libri i Guinessit në vitin 2010 si kali më i gjatë në botë.

Fermeri Jerry Gilbert shprehet se kali i tij ishte i jashtëzakonshëm, një “superstar: i vërtetë, dhe për ta kujtuar gjithmonë atë fermeri tha se ka vendosur që stallën ku qëndronte ai do ta mbajë bosh dhe do të vendoste një fotografi të kalit.


TË NGJASHME