HomeKuriozitete

Ngrihet monumenti dedikuar mjekëve në Times Square

Për ata që po luftojnë me ‘mish e shpirt’ që të shpëtojnë jetët e njerëzve të infektuar me virusin COVID-19 është ngritur një monument. Në Time Square, në zemër të New York, artisti italian Sergio Furnari ka krijuar nje monument falenderues për mjekët dhe infermierët.

I ulur në gjunjë, me tutat e bardha dhe me duart e ngritura drejt qiellit monumenti i quajtur “Covid Hero Monument” ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Fotoja e skulptorit bëri xhiro të madhe në rrjetet sociale duke marrë përgëzime nga ndjekësit për idenë e realizuar mjeshtërisht nga ai.

Heronjtë dhe legjendat lindin dhe vdesin. Engjëjt kanë ekzistuar gjithmonë, frymëmarrja e universit dhe gjunjëzimi para Zotit, është ilaçi që unë rekomandoj”, shkruan skulptori përkrah fotos së tij.


TË NGJASHME