HomeSociale

Ngujohen edhe studentët e Mjekësisë, maska e bluza të bardha

Studentët e mjekësisë kanë hyrë në auditorët e universitetit të tyre dhe janë ngujuar brenda tyre, për t’ju bashkuar protestës që tashmë është përshkallëzuar në një formë tjetër.

Me maska dhe uniformat e bardha, studentët e Mjekësisë bashkohen me studentët e Ekonomikut, Inxhinierisë, Juridikut dhe Arkitekturës të cilët vijojnë ngujimin prej 4 ditësh në fakultetet përkatëse.

Studentët vendosën të vijojnë protestën e tyre duke qëndruar të ngujuar deri në plotësimin e 8 pikave të ngritura prej tyre.

Kryeministri ka njoftuar se sot (e hënë) në sekretariatet e të gjitha fakulteteve do të ketë përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ministria e Arsimit për t’i informuar studentët lidhur me tarifat.


TË NGJASHME