Lajme Showbiz

Niall Horan dhe Selena Gomez në një lidhje?!

Në mediat rozë është duke qarkulluar lajmi se ish-anëtari i grupit One Direction, Niall Horan dhe Selena Gomez janë në një lidhje së bashku. Shkak për këtë u bë një foto në grup ku Selena shihet përkrah Niall dhe gjatë darkës, ata janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Mjaftoi fakti që Selena publikoi në Instagram këngën më të re të Horan dhe zërat u shtuan edhe më tepër për një lidhje të mundëshme.

Burime pranë tyre bëjnë të ditur se ata janë thjesht miq të mirë që kanë mbajtur kontakte përgjatë viteve dhe janë duke i qëndruar pranë njëri- tjetrit.

Burimi ka shtuar se “Selena dhe Niall kanë qenë gjithmonë mbështetës edhe të muzikës së njëri-tjetrit dhe madje edhe më herët kanë folur për një bashkëpunim midis tyre”.

Kjo nuk është hera e parë që ata kanë ngritur dyshime për një lidhje sepse edhe më herët, pikërisht në vitin 2015 janë përfolur për një romancë midis tyre.

Related posts

Vidhnin kompaninë celulare, 9 të arrestuar në Tiranë

Mila

SHBA, Itali, Britani, Gjermani, nën një zë: Dhuna në protestë e papranueshme

Anxhela news

Më në fund! Loredana tregon të vërtetën e madhe

emanuela
Na Kontaktoni!