HomeShowbiz

Niall Horan refuzohet nga aktorja e njohur dhe arsyeja e vetme është … gjatësia e tij

Këngëtari i “One Direction”, Niall Horan është refuzuar nga modelja dhe aktorja e njohur e serialit “Long Island” Arabella Chi.

Modelja është shprehur për “The Sun” se këngëtari i shkroi në Instagram disa mesazhe flirtuese dhe i kërkoi që të dilnin bashkë, por ajo e refuzoi menjëherë dhe arsyeja është shumë qesharake.
Modelja ka treguar se Niall është i shkurtër dhe për këtë arsye nuk do dilte me të.

Ai është më i shkurtër se mua, s’do ta pranoja kurrë një gjë të tillë” është shprehur ajo, duke shtuar faktin se këngëtari ishte treguar shumë i sjellshëm me të.

“Unë nuk eci dot me idenë se duhet t’i kthej përgjigje vetëm sepse ai është Niall Horan nga One Direction”, shtoi ajo.

Kjo nuk është hera e parë që aktores i vijnë të tilla oferta ajo është shprehur se shumë të famshëm të tjerë kanë dashur të dalin me të.


TË NGJASHME