HomeShowbiz

Nicki Minaj nënë për herë të parë?

Nicki Minaj mund të jetë në pritje të ëmbël pasi po jep shenjat e duhura që një grua shtatzënë mbart. Reperja është shprehur vetë se ka një bark pak më të madh se zakonisht dhe se ka disa muaj që vuan nga te vjellat dhe marrjet e mendëve.

Reperja e cila është e martuar me Kenneth Petty dhe që gjithashtu ka marrë mbiemrin e tij mund të jetë duke mbajtur në bark fëmijën e tij.

Këngëtarja e hitit ‘Say so’ iu përgjigj pyetjeve të fansave në Twitter duke kthyer disa përgjigje që linin të dyshonin për një shtatzani (edhe pse ndonjëherë ajo bën shaka me të tilla gjëra).

Luhatje mendësh dhe kam nevojë shpesh të shkoj në banjo. Cfarë mendoni për këtë gjë?” -shkruan Nicki në Twitter.

Vlen të thuhet fakti se dy ish te dashur të reperes Meek Mill dhe Safaree Samuels janë bërë baba së fundmi, ndaj nuk mund të habitemi nëse edhe reperja do bëhet nënë për herë të parë.

Nicki është duke ngrënë mirë gjatë kësaj periudhe që po ndodhet në shtëpi për shkak të pandemisë kështu që ose reperja është shëndoshur nga ushqimet ose me të vërtetë këto janë simptomat e shtatzanisë dhe ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Nëse është kjo e fundit ne i urojmë shtatzani të mbarë!


TË NGJASHME