HomeShowbiz

Nicky Minaj mer vendimin drastik

Nicky Minaj është padyshim një ndër reperet më të pëlqyerat në të gjithë botën. Ajo ndër vite ka sjell një sërë hitesh që kanë miliona klikime në Youtube.

Së fundmi, reperja e njohur ka njoftuar se do të heqë dorë përfundimisht nga karriera, pasi dëshiron të krijojë një familje.

“Kam vendosur të heq dorë nga muzika dhe të krijoj një familje. E di që jeni të lumtur tani. Fansat që më mbështesin, më mbështesin deri në vdekje. Ju dua,” shkruan ajo në Twitter.

Reperja ka hequr dorë nga karriera e saj për të krijuar një familje me partnerin Kenneth Petty i cili po ashtu ka qenë shumë i komentuar në media.

Thuhet se ata janë martuar në fshehtësi, megjithatë ende nuk dihet asnjë informacion i saktë.


TË NGJASHME