HomeShowbiz

Nicole Kidman e përkushtuar ndaj familjes

Nicole Kidman pranoi hapur se ka hequr dorë prej disa vese dhe obligimeve të saja shkaku i familjes.

Aktorja 51-vjeçare u përball me problemet që hasin çdo nënë e punësuar. Ajo po përpiqej të bënte një ekuilibër mes karrierës dhe jetës familjare.

Ajo tani është nënë e katër fëmijëve që i ka me ish-bashkëshortin Tom Cruise si dhe burrin aktual Keith Urban.

“Një gjë më është dashur ta qartësojë si një grua që më vonë u bë një nënë dhe si një person që ka një karrierë dhe dy fëmijë të them fjalën jo, në shumë raste”, thotë Nicole, citon “Daily Mail”.

“Doja të bëhesha një grua dhe nënë e mirë, dhe kjo do të se ndonjëherë duhet të hiqja dorë prej disa gjërave që i dëshiroja”, tha aktorja.

Kidman pohon se kur bëhet fjalë për familjen ajo nuk e humb asnjë minutë për të qenë së bashku.

“Gjëja ime më e shtrenjtë është familja ime, dashuria ime e parë dhe e vetme. Shpesh vajzat tona ankohen se unë e Keith puthemi para tyre dhe në këtë formë u japim shembull se sa është e shenjtë dashuria”, thotë ajo.

“Për mua është e rëndësishme të jem këtu derisa vajzat e mia të rriten dhe të bëhen gra”, tha Nicole, duke shtuar se tërë energjinë e harxhon në familje.


TË NGJASHME