HomeTeknologji

Nike lançon këpucët që kontrollohen me aplikacion

Nike ka lançuar këpucët pa lidhëse të cilat i përshtaten vetë këmbës me anë të një smartphone-i.
Ky model, i quajtur Nike Adapt, do të kushtojë 350 dollarë dhe nuk do të ketë nevojë për asnjë buton për t’i ngushtuar.

“Ne kemi zgjedhur qëllimisht basketbollin si sportin e parë për Nike Adapt për shkak të kërkesave që atletët kanë për këpucët e tyre”, tha Eric Avar, drejtori kreativ i inovacionit i Nike.

“Gjatë një loje të zakonshme të basketbollit, këmbët e atletit ndryshojnë dhe aftësia për t’i përshtatur shpejt duke liruar këpucën tuaj për të rritur rrjedhjen e gjakut dhe pastaj për t’u ngushtuar përsëri për performancën është një element kyç që ne besojmë se do të përmirësojë eksperiencën e atletit”.

Përdoruesit mund ta personalizojnë përshtatshmërinë dhe ta kontrollojnë atë përmes një aplikacioni i cili do të ruajë preferencat e atletit. Ata mund të futin preferenca të ndryshme për momente të ndryshme në lojë, duke i liruar këpucët gjatë pushimit dhe shtrënguar para se të hyjnë përsëri në lojë.

Kur ata veshin këpucët, pajisja që ato kanë do të ndjejë tensionin e nevojshëm për këmbët dhe do të përshtatet në përputhje me to. Aplikacioni gjithashtu do të ruajë të dhënat, të cilat atletët mund të zgjedhin t’i ndajnë me Nike.

Këpucët dalin në shitje në shkurt.


TË NGJASHME