HomeKulturë

Nis edicioni i dytë i “Metrofest”, festivalit të dramës shqipe në Metropol

Teatri Metropol vazhdon traditën me premierat e tij. Sezoni i dytë artistik tetor-dhjetor sjell larmi veprash shqiptare të arkivit, si edhe vepra të njohura në mbarë botën, duke përfshirë në këto projekte aktor karriere apo aktor të rinj, regjisor me eksperiencë apo regjisor me potencial të ri artistik.

Teatri Metropol, gjate muajit tetor do të nisë edicionin e dytë të festivalit të dramës shqipe “Metrofest”,  festival i cili pas suksesit të vitit të kaluar, kësaj here shtrihet në dy javë aktivitete.

Ashtu si në edicionin e parë, edhe sivjet Teatri Metropol, i dedikohet njohjes dhe vënies në skenë të dramaturgjisë shqiptare. Qëllimisht ky festival nuk ka natyrë konkurruese, por e vë theksin tek laboratori i punës me vepren shqiptare. Të pesë premierat e këtij edicioni janë produksione ekskluzive të Metropolit, duke afruar profesionistë të teatrit nga të gjitha brezat për të hulumtuar dhe për t’i dhënë frymë dramës shqipe në skenë, afër publikut”, shprehet drejtoresha e Teatrit Metropol, Jonida Beqo.

Çfarë është teatri dhe raporti i tij me publikun, janë çështje që kanë shqetësuar artistët ndër breza, ndaj ky festival i ardhur si pretekst për njohje dhe krijim, i fton spektatorët e kryeqytetit të zbulojnë së bashku shtigje dhe përgjigje.

Sezoni i ri në Metropol do të vijoj më tej gjatë muajit nëntor me “Ditari i Ana Frank” i autorëve Frances Goodrich dhe Albert Hackett dhe “Sherlock Holmes dhe qentë e Baskervillit” e autorit Ken Ludëing vepër që do të vihet në skenë në fund të vitit.


TË NGJASHME