HomeSport

Nis grumbullimi Kombëtares, rikthime dhe fytyra të reja

Largimi i Christian Panucci dhe emërimi i Edi Rejas në pankinën e kombëtares shqiptare, pritet të sjellë edhe ndryshime në mënyrën e lojës dhe rezultat e ndeshjeve. Në prag të ndeshjeve kundër Islandës dhe Moldavisë, disa nga mediat shqiptare kanë bërë publike listën me futbollistët e përzgjedhur për këto ndeshje. Megjithatë, lista ende nuk është bërë publike nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në listën e trajnerit Reja, ka mjaft emra që grumbullohen për herë të parë, sikundër treshja e Shkëndijës, Shefiti, Zejnullahi dhe Imeri, apo edhe Bruno Telushi dhe Esat Mala nga Partizani (zyrtarisht te klubi i kuq nuk ka mbërritur ende ftesa, por konfirmojnë se janë në pritje). Gjithashtu, rikthehe të bujshme janë ato të Ermir Lenjanit, me mbrojtësin që u kris me Kristian Panuëin përpara Turqisë dhe ai i Jahmir Hykës, me mesfushorin shtatshkurtër që duket se po gjen ritmet e duhura në Izrael.

Disa nga futbollistë e zgjedhur nga Edi Reja për këto ndeshje janë:

Kleandro Lleshi
Ena Mihaj
Bruno Telushi
Esat Mala
Lorenc Trashi
Ermir Lenjani
Jahmir Hyka
Shefit Shefiti
Arbin Zejnullai
Omar Imeri
Blerton Sheji


TË NGJASHME