HomePolitikë

Nis mbledhja e Kuvendit të Kosovës, pritet votimi i Qeverisë Hoti

Kuvendi i Kosovës nisi sot rreth orës 11:00 seancën për votimin e Qeverisë Hoti.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se sot do të votohet Qeveria Hoti dhe sipas tij nuk ka nevojë për një qeveri tranzicioni.

I mandatuari për kryeministër, Avduallah Hoti ka treguar se kush do të jetë në kabinetin e tij qeveritar nga LDK-ja. Kjo parti do të ketë shtatë ministra dhe një zëvendëskryeministër.

Driton Selmanaj – zëvendëskryeministër; Hykemte Bajrami – Ministër i Financave; Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes; Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit; Agim Veliu- Ministër i Punëve të Brendshme; Arban Abrashi- Ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit; Armend Zemaj- Ministër i Shëndetësisë; Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë.

Qeveria Kurti, u rrëzua më 25 mars, pas votimit të mocionit të mosbesimit, iniciuar nga partneri i koalicionit, LDK-ja.

Më 28 maj Gjykata Kushtetuese i hapi rrugë formimit të një qeverie të re me një votim shtatë pro dhe dy kundër dekretit të Presidentit, Hashim Thaçi për mandatarin e Qeverisë, Avdullah Hoti.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME