HomePolitikë

Nis mbledhja për Reformën Zgjedhore në rezidencën e Yuri Kim

Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore është mbledhur sot, në orën 11:00, në rezidenccën e ambasadores amerikane, Yuri Kim.

Në rezidencë kanë mbërritur përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ambasadori britanik, Duncan Norman, ambasadori i BE, Luigi Soreca, deputetja Rudina Hajdari, si dhe përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili.

Mbledhja e sotme pritet të zgjasë, si dhe pritet të jetë pozitive, ku në fund mund të ketë marrëveshje mes palëve politike.

Nga ana tjetër, mësohet se ambasadorët e huaj kanë marrë përsipër të sigurojnë të gjitha financat sa i përket zbatimit të teknologjisë në zgjedhje.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME