HomeSociale

Nis nesër ndërhyrja në aksin Tiranë-Qafë Kashar, devijohet trafiku

Duke nisur nga dita e nesërme rreth orës 05:00 të mëngjesit, do të nis ndërhyrja emergjente për përmirësimin e situatëspërmbytjeve me ndërtimin e dy (2) tombinove në segmentin rrugor (autostrada) Tiranë–Qafë Kashar (kthesa Rinas). Punimet parashikohenzgjasin 2 javë sipas grafikutpunimeve, por kjo edhe në varësi të motit.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe për të garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Për këtë arsye gjatë kohës së kryerjes së këtyre punimeve:

  1. Autostrada Tiranë–Durrës në segmentin Mbikalimi Kamzë – Mbikalimi Qafë Kashar, Rinas do të mbyllet plotësisht për trafikun në të dyja drejtimet e lëvizjes.
  2. Trafiku do të devijohet për të gjitha mjetet në rrugën dytësore, të cilat do të funksionojnë me një drejtim lëvizje.
  3. Rekomandojmë përdoruesit e rrugës që gjatë kësaj kohe të zgjedhin rrugë alternative për lëvizjet në drejtim të veriut (nga Kamza) dhe në drejtim të jugut (nga Ndroqi ose Elbasani).

TË NGJASHME