HomeSociale

Nis pastrimi dhe ndërrimi i dyerve te Kryeministria

Një ditë pas protestës të opozitës pranë godinës së Kryeministrisë punonjësit e mirëmbajtjes kanë nisur të pastrojnë atë që mbeti pas nga kjo demostratë.

Disa punonjës po pastrojnë bojën dhe çdo gjë tjetër të mbetur pas në godinë.


Disa punonjës po bëjnë të mundur edhe ndërrimin e dyerve brenda të cilave kishin mbetur edhe shenjat e tymit dhe flakëve nga protesta e së shtunës.

Kujtojmë që gjatë protestës të së shtunës protestuesit e opozitës hodhën bidonë me lëndë djegëse në drejtim të Kryeministrisë duke i vënë flakën ndërsa shenjat e tymit dukeshin qartë deri dje.


TË NGJASHME