HomeSociale

Nis puna për rehabilitimin e rrugës përgjatë Lanës

Të gjithë banorët e zonës së Brrylit në kryeqytet, tashmë do të kenë trotuare të rehabilituara në urën që lidh dy akset përkrah lumit Lana. Trotuari në urën tek Brryli i është nënshtruar rikonstruksionit, për t’i ofruar këmbësorëve një hapësirë më të përshtatshme dhe të sigurt.

Ka shumë punë për të bërë në Tiranë???. I kemi marrë një nga një, që t’i bëjmë një herë e mirë?. Ura tek? Brryli kishte nevojë për? trotuar, kështu??? ekipi punoi që këmbësorët??? të kenë kënaqësi të shfrytëzojnë çdo hapësirë të qytetit.?”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Mirëmbajtjes Rrugë Ndriçim Sinjalistikë – DPN2, përmes një postimi në facebook.

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rehabilitimin e gjithë zonës përgjatë lumit të Lanës, nga Brryli deri në Shkozë.

 


TË NGJASHME