HomePolitikë

Nis sërish vetting-u, në radhë gjyqtari Sokol Ibi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po zhvillon seancën dëgjimore me drejtuesin e Gjykatës Administrative Korçë. Hetimi për gjyqtarin Sokol Ibi, është kryer në të tri kriteret, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Sa i takon pasurisë, ILDKPKI, ka dorëzuar një raport me konstatimin se, deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin. Ka burime të ligjshme, nuk ka kryer deklarim të rremë dhe nuk ndodhet në kushtet e konfliktit të interesit.

KPK ka kryer një tjetër hetim për këtë kriter. Kështu, është hetuar pasuria shtepi banimi 127 metra katrorë, së bashku me tokën bujqësore në Pogradec.

Nga hetimi i KPK, ka rezultuar se subjketi nuk ka deklaruar një njësi toke në deklaratën fillestare. Në lidhje me këto pasuri, KPK tha se ka konstatuar mospërputhje në deklarime, për blerjen e pronës bujqësore dhe banesën. Për këtë të fundit, janë konstatuar dy kontrata shit-blerje për pronën, njëherë në vlerën 100 mijë lekë dhe njëherë 145 mijë lekë.

Në kontratën e dytë është e detajuar secila nga pasuritë. Këto kontrata kanë të njëjtën numër protokolli dhe i janë kërkuar shpjegime gjyqtarit.

Një fakt tjetër i konstatuar nga Komisioni, është se shitja e pronës nga ana e babait është bërë pa shprehjen e vullnetit të motrës. Ndërkohë, nga analiza financiare e depozitave bankare të deklaruara, iu kalua barra e provës në lidhje me pamundësinë financiare për dy depozita në vlerën 700 mijë lekë, para fillimit të detyrës.

KPK ka konstatuar edhe përdorimin e një mjeti mercedes benz. Në bazë të kontratës hua-përdorje, nga babai i tij, mësohet se e ka blerë në 2008, por policat e sigurimit nga viti 2011 deri në 2018 janë paguar nga subjekti. Komisioni tha se nga hetimi, është konstatuar se babai i subjektit, nuk ka leje drejtimi.

KPK ngriti dyshime në lidhje me pronësinë e këtij mjeti. Janë hetuar disa shuma kesh të depozituara nga prindërit e subjektit në bankë. Komisioni i ka kaluar barrën e provës subjektit për pamundësitë financiare të prindërve për blerjen e makinës dhe krijimin e depozitave.

soko

Në lidhje me kriterin e figurës, DSIK, ka dorëzuar një raport me konstatimin se subjekti është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës. Edhe nga hetimi i KPK, nuk kanë rezultuar lidhje të gjyqtarit me persona të papërshtatshëm dhe inkriminuar.

Në lidhje me aftësitë profesionale, rezulton se në vite ka 9 ankesa në Inspektoratin e KLD, 2 nga të cilat janë gjetur të mbështetura. Më tej, KPK ka konstatuar se subjekti ka llogjikë në zbatimin e ligjit. Ndërkohë, në disa raste, për subjektin janë konstatuar se ka pasur zgjatje tej afateve të disa proceseve civile.

Jane analizuar 8 denoncime të ardhura nga qytetarët pranë KPK dhe ONM. Një ndër këta denoncime është anonim. Komisioni i ka kërkuar shpjegime gjyqtarit për të gjitha këto denoncime, shpjegimet do të merren parasysh në marrjen e vendimit


TË NGJASHME