HomeLajme

Nis vetting-u në Policinë e Shtetit

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV) do të zhvillojë këtë javë seancat e para të procesit të vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

I pari që do i nënshtrohet procesit të vetingut në Policinë e Shtetit është Oltion Shehu, Shef i Sektorit të Ankesave, SHÇBA.

Kalendari:

– Njoftim për seancë dëgjimore për subjektin e vlerësimit kalimtar Z. Oltion Shehu
Subjekti: Z. Oltion Shehu, Shef i Sektorit të Ankesave, SHÇBA
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Data/Ora: E martë, datë 5 Nëntor 2019, ora 12:00
Trupa e Vlerësimit: Marjeta Gjelaj, Ela Kerka, Ana Kapaj

– Njoftim për seancë dëgjimore për subjektin e vlerësimit kalimtar Z. Adriatik Ago
Subjekti: Z. Adriatik Ago, Zv.drejtor i Përgjithshëm, SHÇBA
Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.
Data/Ora: E premte, datë 8 Nëntor 2019, ora 12:00
Trupa e Vlerësimit: Ana Kapaj, Elvira Daberdaku, Elida Liko


TË NGJASHME