HomePolitikë

Nisen protestuesit e parë, institucionet rrethohen me gjemba

Punëtorët kanë nisur të rrethojnë me gardh prej hekuri dhe tela me gjemba godinën e parlamentit dhe të kryeministrisë, disa orë para protestës së planifikur nga opozita që do të nisë në orën 20:00.

Në të gjitha protestat e mëparshme tubimi i protestuesve është pozicionuar para këtyre dy institucioneve ku nuk kanë munguar as hedhjet e tymueseve dhe të mjeteve piroteknike nga protestuesit. Në kundërpërgjime policia ka hedhur ujë dhe gaz lotsjellës.

Për ruajtjen e sigurisë dhe rendit janë angazhuar 1500 efektivë policie. Opozita ka kërkuar leje për protestë nga ora 20:00 deri në orën 23:59.

Ora 17:05 – Simpatizantë të opozitës nga Berati dhe Lezha janë nisur drejt Tiranës, aty ku prej ditësh opozita pa ka pralajmëruar protestë.

Ndërsa gati për nisje janë qytetarët nga Elbasani, Fieri etj.

Protesta pritet të nisë në orën 20:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.


TË NGJASHME