HomeUdhëtime

Niset nga Hong Kongu kroçiera e parë që të çon… asgjëkundi

Hong-Kongu deri 2 vite më parë ishte një nga kryeqendrat e turizmit botëror. Por politikat “COVID zero” të drejtuesve të ish-kolonisë britanike e kanë shndërruar atë në një destinacion pothuajse të pamundur për t’u vizituar.

Për këtë arsye, dhe për të shmangur falimentimin, disa kompani kroçierash kanë ideuar paketat për lundrime dy ose tri-ditore, plot luks dhe aktivitete, por që nuk të çojnë praktikisht asgjëkundi.

Udhëtarët tani mund të fillojnë “lundrimin” e parë në Hong Kong, në mes të kufizimeve të vazhdueshme të udhëtimit për shkak të pandemisë Covid-19. Lundrimi tre-ditor, i ofruar nga Genting Cruise Lines, lundron në ujërat ndërkombëtare para se të kthehet në Hong Kong. 

Të gjitha anijet do të lejohen të operojnë vetëm me gjysmën e kapacitetit, ndërsa pasagjerët dhe stafi në bord duhet të vaksinohen plotësisht dhe t’i nënshtrohen testimit të Covid-19. 

Genting Cruise Lines është operatori i parë për udhëtime të tilla në Hong Kong, me Royal Caribbean Cruises që filloi të operojë udhëtime të ngjashme në tetor. Lundrimi ka për qëllim të ndihmojë në ringjalljen e turizmit në Hong Kong, i cili është goditur rëndë nga mbyllja e kufijve për shkak të pándemisë.


TË NGJASHME