HomeSociale

Nisi si sherr në park, babai shqiptar thërret përforcimet dhe i turret prindit tjetër

policia italiane

“Zënka” e fëmijëve për radhën tek lodrat se kush do hipte i pari tek lëkundësja ka bërë që prindërit e tyre të zihen keq.

Fëmijët e dy burrave shqiptarë që jetojnë në Itali teksa ishin një mbrëmje ne park, përgjatë Bormida, Cairo, në provincën e Savona, janë zënë se kush do luante i pari me shilarësen, por kjo ka bërë që edhe baballarët e tyre të nisin sherrin me fjalë, për ti dalë në mbrojtje të miturve.

“Deri këtu asgjë e çuditshme, sepse ndodh gjithmonë, por në një moment të caktuar prindërit, të dy bashkëkombas me origjinë shqiptare, ndërhyjnë në zënkën e fëmijëve dhe nisin të debatojnë. E gjitha duket se do të përfundonte me kaq, por nuk ndodhi ashtu. Mbrëmjen tjetër, njëri prej dy baballarëve, së bashku me dy shokë, identifikuan babanë e djalit tjetër në një lokal. Shkuan dhe e rrahën me shkelma dhe e goditën në kokë me një gotë që ishte mbi tryezë. Një minutë e gjysmë dhunë që ka lënë të shtangur klientët e tjerë të lokalit që telefonuan policinë. Pas përfundimit të “misionit”, të tre burrat u futen në makinat e tyre dhe ikin me shpejtësi”, e përshkruajnë mediat ngjarjen.

Sakaq, policia u vu në ndjekje të makinave të tyre falë targave që morën nga klientët dhe më pas arrestuan A.?. 37 vjec, L.S. 34 vjeç dhe P.M. 42 vjeç, të gjithë banues në Cairo./PANORAMA


TË NGJASHME