Aktualitet

Nisin aplikimet për Llotarinë Amerikane: hapat për të shmangur gabimet gjatë aplikimit

Sot, me date 3 tetor 2018, nisin aplikimet për llotarinë amerikane. Ky proce do të zgjasë deri me date 6 nëntor. Aplikimi për llotarinë amerikane është një fenomen që në rrang kombëtar bën bujë, meqenëse aplikantët janë të shumtë dhe të rregullt, duke marrë parasysh faktin që shumica prej tyre aplikojnë vit pas viti.

Nevojitet një kujdes i veçantë nga ana e të gjithë atyre që janë të interesuar për të aplikur.

Në faqen e saj zyrtare, ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë udhëzimet se si duhet vepruar, si duhet të plotësohet formulari, sa viza janë në dispozicion dhe çdo detaj tjetër për të cilin mund të keni pikëpyetje.

Bëni kujdes nga mashtrimet. Disa faqe interneti apo emaile përpiqen t’ju mashtrojnë duke u prezantuar si faqe zyrtare të qeverisë së Shteteve të Bashkuara”- njofton ambasada Amerikane.

Sipas Ambasades, aplikantët mund të kryejnë aplikimin elektronik në faqen zyrtare të E-DV, gjatë periudhës së regjistrimit.

Duke filluar nga 7 maji 2019, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.

Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre.  Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

Related posts

Policia bën me dije masat, çfarë rrezikojnë pronarët e klubeve nëse abuzojnë me muzikën e lartë

Mila

Gazetari i “Bild” paralajmëron publikimin e 6 përgjimeve për…

Klaudia gotanews

Sherri me mjete prerëse e armë, arrestohen 5 persona në Fier

Mila
Na Kontaktoni!