HomeShowbiz

Nisin përgatitjet për Këngën Magjike 2019, kush do jenë anëtarët e rinj të jurisë

Festivali “Kënga Magjike” ka nisur përgatitjet për edicionin e tij të 21-të. Këtë vit do të ketë ndryshime si në mënyrën e votimit, ashtu edhe në juri.

Mësohet se këngëtaret Manjola Nallbani, Orgesa Zaimi dhe Orinda Huta nuk do të jenë pjesë e jurisë këtë vit, ndërsa Armend Rexhepagiqi dhe Arben Skënderi do të vazhdojnë të bëjnë përzgjedhjet e këngëve. Gjithashtu është konfirmuar se Jonida Maliqi është një prej anëtarëve të reja të jurisë.

Ndërkohë pak kohë më parë prezantuesi i këtij emisioni, Ardit Gjebrea njoftoi se këtë vit do të votojë edhe publiku.

“Këtë vit në Kenga Magjike veç artistëve në netët finale do të votojë edhe publiku, këtë vit do të votojë edhe Juria e Neë Artist, vetë Juria këtë vit do të ketë ndryshime, këtë vit… nuk po i tregoj të gjitha, di vetëm që ky edicion do të jetë thjesht ai që do donte publiku dhe artistët! Ndaj kush mendon të jetë pjesë e magjisë 2019, le të fillojë përgatitjet që tani, të tjerat na i lini ne”, shkruante Gjebrea.


TË NGJASHME