HomePolitikë

Nisin protestat e opozitës, shënohet incidenti i parë

Ndërkohë, vetëm pak minuta pas nisjes së protestës në Sheshin Shqiponja në Tiranë, është shënuar edhe incidenti i parë. Një shofer kamioni, është perplasur me protestuesit që kanë bllokuar qarkullimin në këtë vend. Protestuesit kanë qëlluar mjetin.

Sheshi Shqiponja, është një nga pikat me trafik të rënduar në kryeqytet, pasi shërben si portë hyrëse dhe dalëse për në Durrës dhe në pjesët e tjera të vendit. Bllokimi i saj do të sjellë vështirësi të shumta për trafikun në kryeqytet. Edhe në akset e tjera ka filluar bllokimi i paralajmëruar i akseve rrugore.


TË NGJASHME