HomeSociale

Nisin sot provimet e Maturës Shtetërore

Rreth 31 mijë maturantë zhvillojnë sot provimin e parë të maturës shtetërore, atë të gjuhës së huaj.

Në kushtet e pandemisë provimi zhvillohet sipas protokolleve të përcaktuara shëndetësore. Maturatët do të ulen në distancë deri në 2 metër nga njëri tjetri, në klasa jo më më shumë se 15 nxënës.

Testi do të përmbajë vetëm pyetje me aletrnativa dhe korrigjimi do të bëhet në mënyrë elektronike.

Më datë 11 qershor, maturantët do të japin provimin e Gjuhës Shqipe, më 15 qershor provimin e Matematikës dhe më datë 18 provimin e lëndës me zgjedhje.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME