HomeShowbiz

Nisin xhirimet e “Bad Boys 3”, Will Smith tregon se kur do të lançohet

Seritë e filmit “Bad Boys” do të vazhdojnë. Pas suksesit të dy serive të para, pjesa e tretë do të vije në 17 janar të vitit 2020.

Këtë lajm e kanë konfirmuar Will Smith dhe Martin Lawrence që do të jenë aktorët kryesor përsëri në film.

We Back!!

It's official. BAD BOYS FOR LIFE, coming to theaters January 17, 2020.

Posted by Bad Boys on Thursday, November 1, 2018

Aktori i njohur, Will Smith publikoi në ‘Instagram’ një foto, me anë të së cilës njoftoi nisjen e xhirimeve për filmin ‘Bad boys’.

Aktori ka bërë me dije se shumë shpejt do të vijë kapitulli i tretë i aventurave të agjentëve Mike Lowrey dhe Marcus Burnett, pasi në 14 janar nisin xhirimet. “Kemi parë bashkë ‘Bad boys 1,2’ këtë fundjavë. Do të jetë një çmenduri e vërtetë”, shkruajti ai mbi foto.

Sipas ‘Production Weekly’, ‘Bad Boys 3’ do të fokusohet tek policia e Majemit dhe tek tentativa e njësisë speciale për të kapur Armando Armas, bosi i një karteli droge. Në kastin e aktorëve do të jenë edhe Joe Pantoliano, Vanessa Hudgens, Alexander Ludwig, Charles Melton, Jacob Scipio dhe Paola Nunez.Buxheti për “Bad Boys 3” është afro 100 milionë dollarë, ndërsa do të përfshihen shumë ndjekje me vetura.

Filmi i parë “Bad Boys” u xhirua në vitin 1995 me regji të Michael Bay, ndërsa Martin Lawrence dhe Will Smith luajtën rolin e dy detektivëve Marcus Burnett dhe Mike Loërey. Përfitimet ishin mbi 141 milionë dollarë.

“Bad Boys II” u realizua në vitin 2003, po me regji të Michael Bay, ndërsa Lawrence dhe Smith i përsëritën rolet e tyre. Filmi solli mbi 273 milionë dollarë përfitime.

Nderkohë “Bad Boys 3” që do të mbajë titullin “Bad Boys for Life” pritet të jetë gati për publikun në vitin 2020.


TË NGJASHME