HomeSociale

Nisja me urgjencë e 15-vjeçares që lufton me vdekjen, reagon kryeministri Rama

Kryeministri Rama ka reaguar per rastin e 15 vjeçares nga Fushe Kruja e cila u nis me urgjence per ne spitalet turke pasi ishte ne gjendje kritike per jeten.

Ne nje postim ne Facebook, Edi Rama shkruan se te gjitha shpenzimet per kurimin e saj do t’i mbuloje qeveria.

“Duke qenë se jo pak prej jush, interesoheni për Elonën, vajzën 15 vjeçare që po lufton me një sëmundje shumë të rrallë e të rrezikshme, ju bëj me dije se e kemi asistuar me përkushtim të plotë dhe kemi ndjekur me shumë përparësi procedurën, për kurimin e saj në një spital publik të specializuar në Turqi.

Sidoqoftë ajo para pak ka mbërritur në një spital privat në Stamboll dhe në çdo rast, të gjitha shpenzimet për kurimin e saj, do t’i mbulojë Qeveria Shqiptare.

Uroj megjithë zemër që vogëlushja të kthehet shëndosh e mirë në Shqipëri”, shkruan Rama.


TË NGJASHME