HomeLajme

Nisma franko-gjermane për zgjidhjen e dialogut Kosovë-Serbi

Pas lajmeve se Franca dhe Gjermania do të ndërmarrin një nismë për zhbllokimin e dialogut Prishtinë-Beograd, kanë ardhur edhe reagimet nga ana e Aleksandër Vuçiç dhe Ana Brnabiç. Nëpërmjet dy deklaratave të ndara, dy zyrtarët më të lartë të Serbisë kanë bërë komentet e tyre rreth kësaj çështjeje.

Presidenti serb Vuçiç, në një intervistë për Reuters, u shpreh se priste një angazhim më të madh të Parisit dhe Berlinit zyrtar, për zgjidhjen e këtij ngërçi.

“Mendoj se disa nga nismat e tyre do t’i shohim në një të ardhme të afërt”, tha Vuçiç.

Kjo deklaratë e Vuçiç, mori edhe përkrahjen e kryeministres Brnabiç, e cila disa orë me vonë, përforcoi idenë e tij, duke thënë: “Heqja e tarifës nga ana e Prishtinës nuk përvijohet as për së largu në horizont, por mund ta them se nisma franceze dhe gjermane lidhet me heqjen e saj, sepse ne e kemi bërë të qartë se, pa rrëzimin e saj nuk e vazhdojmë dialogun”.

Jo vetëm Bashkimi Europian, por edhe SHBA, kanë reaguar me të madhe për heqjen e taksës, sepse nuk është në interes të askujt dhe është në dëm të dialogut.


TË NGJASHME